Merkel rizgjidhet në krye të CDU - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Angela Merkel eshte rikonfirmuar ne krye te CDU-se dhe si kandidate e kësaj partie per kancelare ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshëm ne Gjermani. Merkel, ne pushtet qe prej vitit 2005, drejton kristiandemokratet qe prej 17 vjetesh dhe ne votimin ne kongres ne Essen mori 89,5 perqind te votave te delegateve. Votimit i parapriu nje fjalim i Merkel i fokusuar ne disa pika. Nje prej tyre ishte ajo e mbulimit te fytyrës, qe sipas saj, duhet te ndalohet ne shkolla, gjykata e institucione shtetërore.Angela Merkel: Mbulimi i te gjithë fytyrës nuk eshte i pranueshëm ne vendin tone. Tek ne thuhet se duhet te tregosh fytyrën, prandaj mbulimi i saj duhet te ndalohet, aty ku ligjërisht është e mundur. Duke u ndalur tek situata ne Europe ajo kërkoi bashkim per te dale nga kriza.Angela Merkel: 2016 e ka dobësuar boten dhe ne duhet te dalim me te forte nga kjo krize. Duhet të bejme gjithçka per forcimin e Evropës, pasi bota do te jete me mire, nëse Europa është me mire. Nuk ka rikthim ne boten përpara globalizmit.Merkel e vuri theksin edhe tek sigurua ne vend, por tha se nevojitet bashkëpunim me i ngushte ne Europe. Ajo nuk foli per politikat ndaj emigranteve, por përsëriti se refugjatet qe nuk kualifikohen per azil do te riatdhesohen.