“Muri i Berlinit” mbi Ibër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak muaj pas heqjes se barrikadave, serbet kane nisur te ndërtojnë nje mur ne pjesën veriore te urës mbi lumin Iber, qe ndan veriun me jugun e Mitrovicës. Ndonëse per krerët lokale serb ai është pjese e nje projekti per ndërtimin e nje shëtitoreje, qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër, duke e cilësuar si veprim qe bie ne kundërshtim me marrëveshjen per lëvizjen e lire te arritur ne Bruksel. Kryeministri Isa Mustafa megjithatë gjate nje konference per mediat tha se çështja e murit në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, duke biseduar edhe me Bashkimin Europian. ?Ne nuk do te tregojmë muskujt e as gjoksin sepse ato i tregon ligji?, tha Mustafa. Ai pranoi se situata në veri nuk është aq e mire, por shprehu vendosmërinë qe problemet qe ekzistojnë të zgjidhen. Per ketë çështje reagoi edhe zedhenesja e shefes se diplomacisë europiane, Maja Kocijancic, e cila theksoi se po shqyrtohen informacionet per murin qe po ngrihet. Ne muajin gusht me fondet e BE nisi zbatimi i nje projekti per rivitalizimin e urës mbi Lumin Iber, qe ishte kthyer ne simbol te ndarjes se shqiptareve e serbeve ne ketë qytet.

Recommended