Ora News –Drejtësia, Xhafaj: Kushtetuesja t’i qëndrojë korrekt ‘Venecias’

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, i bëri thirrje gjykatës kushtetuese ti qëndrojë korrekt Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut , dhe të ushtroi pa humbur kohë funksionin që ka në interes të vendit. Komisioni i Venecias, tha ai, ka dhënë shtyllat kryesore ndaj gjykata ka shumë pak punë për të bërë.
Xhafaj: T?i qëndrojë korrekte asaj për të cilën të gjitha palët e përfshira në këtë proces kanë thënë, opinionit të Komisionit të Venecias. Besoj se është në përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese, është në dinjitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që ta konsiderojnë një gjë tejet prioritare.
Gjyqtarët Kushtetues, tha Xhafa, janë para sfidës për të ruajtur integritetin që gjykata ka ndërtuar sipas tij ndër vite.
Xhafaj: Për t?u ndarë nga gjykimet dhe pritshmërinë e tyre individuale dhe për të parë më shumë se kaq, për të parë se çfarë është në interesin e sistemit të drejtësisë, se çfarë është në interesine qytetarëve të këtij vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-xhafaj-kushtetuesja-ti-qendroje-korrekt-venecias/

Recommended