PD akuza qeverisë për Xhelilin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar mazhorancen se rasti i kryetarit te bashkisë se Peshkopisë Shukri Xhelili është fytyra reale e kësaj qeverie. Deputetja demokrate Albana Vokshi, ndërsa i ka bere thirrje Prokurorisë te zbardhe çështjen ka deklaruar se njerëz si Xhelili ka ne qeveri administrate e polici. E gjithë shoqëria duhet të dalë nga indiferentizmi dhe të reagojë në mbrojtje të fëmijëve, grave dhe vajzave që abuzohen verbalisht, psikologjikisht, apo seksualisht në zyrat e rilindësve.Xhelili është dënuar edhe nga socialistet, por deputeti i zonës Ulsi Manja, ka theksuar se ky rast, nuk ka lidhje me qeverinë. Edhe diplomatet kane reaguar per rastin e kreut te Bashkisë se Peshkopisë. Nga Fieri, gjate nje takimi me kreun e bashkisë, ambasadori Donald Lu e ka cilësuar kete rast një krim skandaloz.Është shume e rëndësishme ne këtë dite kur zoti Shukri Xhelili u arrestua ne Dibër per një krim skandaloz qe kryetaret e bashkive ne Shqipëri te tregojnë nje menaxhim te mire dhe nje qeverisje te mire te bashkive qe kryesojnë.Qe ne momentin e pare te publikimit te pamjeve ku kryebashkiaku ofronte vende pune ne këmbim te favoreve seksuale te gjithë krahët e politike reaguan duke dënuar sjelljen e Xhelilit.- See more at: http://vizionplus.al/pd-akuza-qeverise-per-xhelilin/#sthash.OalIkVjl.dpuf

Category

📺
TV

Recommended