Mirditë - Dëmtimi i digës i lë pa ujë për vaditje, banorët: Të ndërhyet, jetojmë me bujqësi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra familje në zonën e Tarazhit të epërm në Mirditë ngrenë shqetësimin e mungesës së ujit për vaditje. Banorët thonë se ndonëse kanë rezervuarin aty pranë, nga dëmtimi i digës kanë mbetur pa ujë për vaditjen e qindra ha tokë bujqësore me të mbjella të stinës.
Qindra hektarë tokë bujqësore nuk do kenë ujë për tu vaditur në fshatin Tarazh i Epërm të Mirditës.
Shkak është dëmtimi i digës së rezervuarit, çka detyroi autoritetet që të hapin portat për shkarkimin e ujit, pasi rrezikonte përmbytjen e zonës.
Banorët e zonës thonë se mungesa e ujit për vaditje ka penalizuar bujqësinë, sektor ky që është burim jetese për dhjetëra familje.
Banori: Kemi plasje të tubacionit tek diga, rezervuari ka dalë jashtë funksioni. Ditën që ka ndodhur shpërthimi i digës ka qenë ditë e hënë, e kemi hapur për arsye emergjente, e ka hapur Bashkia se ndryshe do të kishte përmbytur të gjithë qytetin e Rrëshenit.
Banori: Këtë vit jemi vetëm në mëshirë të Zotit dhe natyrës, këtë pasuri kemi ne, këtë rezervuar. Në gjithë fshatin, 4-5 persona mund të kesh të punësuar në punë shteti, të gjithë merren me punë bujqësore.
Banorët e këtij fshati apelojnë për ndërhyrje, pasi mungesa e vaditjes, do të reduktojë prodhimet bujqësore.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/demtimi-i-diges-i-le-pa-uje-per-vaditje-banoret-te-nderhyet-jetojme-me-bujqesi/

Recommended