Ora News – Shkodër - “Në zonat e thella malore po hapen territore të reja për kanabisin”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I listuar si një qark problematik, Shkodra edhe këtë vit do të jetë në fokus të kontrolleve të policisë së shtetit për kultivimin e lëndëve narkotike.
Aktorët lokal dhe uniformat blu zhvilluan një takim të përbashkët, ku kreu i policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika njoftoi se këto ditë do nisë puna intensive në terren, ndaj kërkoi bashkëpunim të palëve për të denoncuar çdo rast.
Panganika: Janë shpërngulur në zonat e thella malore. Po hapin territore dhe po i bëjnë gati dhe janë në fazën e hedhjes në tokë të bimëve narkotike. Ka mënyra të ndryshme që edhe personat që mund të informojnë të mos identifikohen.
Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe prefekti Paulin Radovani theksuan se duhet shtrënguar shtegu i tregtimit për të mos patur këtë hartë të zgjeruar kultivimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-zonat-e-thella-malore-po-hapen-territore-te-reja-per-kanabisin/

Category

📺
TV

Recommended