Ora News –Vjedh atlete dhe pinca në qendrën tregtare, arrestohet 18 vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 18 vjeçar banues në Durrës u arrestua në flagrancë nga policia, pasi është kapur duke vjedhur veshmbathje në një qendër tregtare.
Shtetasi me iniciale Xh.L. u kap duke vjedhur një palë atlete, një bluzë dhe një palë pinca.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
? Një palë atlete, të dyshuara të vjedhura
? Një bluzë, të dyshuara të vjedhura
? Një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura).
Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën ?Studenti?, ka vjedhur banesën e shtetases N. M.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vjedh-atlete-dhe-pinca-ne-qendren-tregtare-arrestohet-18-vjecari/

Recommended