Report TV - Krishtlindjet, Bashkia e Tiranës fton qytetarët në koncert në orën 18:00

  • 8 years ago
Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert të madh festiv.

Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame, ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin festiv që organizohet sot në sheshin ?Nënë Tereza? në orën 18:00 .

?Bashkia e Tiranës vijon me organizimet për festat dhe sot ju fton të merrni pjesë në koncertin në vigjilje të Krishtlindjeve. Në këtë koncert festiv do të marrin pjesë tenorë si, Armando Kllogjeri, Kastriot Tusha, Marjana Leka. Ju ftojmë në orën 18:00 te sheshi ?Nënë Tereza?, në koncertin e organizuar për të dytin vit radhazi?, tha Dhame.

Recommended