Ora News – Listat e hapura, Balla: E pamundur! Biba: Nuk do të sillnin ndryshim cilësor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Listat e hapura do të çonin në një sistem numërimi votash të pafundmë, është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në tryezën e organizuar nga shoqëria për ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor. Balla tha se pas procesit të votimit, do të duhet të numërohet listat emërore të 66 partive të regjistruara në zgjedhje dhe kjo do të ishte e pamundur.
Balla: Reforma më e rëndësishme për funksionimin e sistemeve zgjedhore partiake në Shqipëri është ndryshimi i plotë i ligjit të partive politike. Imagjinoni orët dhe ditët që zgjasin në këtë numërim duhet t?i shumëzonim me 66 herë për listat e çdo partie politike.
Kritik ndaj listave të hapura ishte edhe kryetari i KQZ, Denar Biba, i cili tha se ky sistem nuk do të sillte përmirësime të mëdha në procesin zgjedhor
Biba: Në listën e hapur sërish kryetari i partisë politike do të kishte dominimin për të listuar kandidatët. Në rastin e listave të shqyera ku askush nuk do pengonte dot më askënd për të kandiduar sërish do të kishim prezencën e personave jo dhe aq pozitiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/listat-e-hapura-balla-e-pamundur-biba-nuk-do-te-sillnin-ndryshim-cilesor/

Recommended