Ora News – KMSH dhuron 60 ton ushqime për familjet e bllokuara nga dëbora

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

800 familje në nevojë dhe të prekura nga reshjet e shumta të dëborës do të ndihmohen me pako ushqimore dhuratë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe xhamitë e Tiranës. Falë donacioneve të besimtarëve janë grumbulluar 60 ton ushqime dhe veshmbathje që janë shpërndarë në të gjitha qarqet.
60 ton ndihma ushqimore dhe veshmbathje do të shpërndahen në të gjitha zonat e prekura nga reshjet e dëborës.
Falë një nisme të Myftinisë së Tiranës dhe xhamive të kryeqytetit është bërë e mundur mbledhja e ndihmave. Ahmed Kalaja, drejtues i xhamisë ?Dine Hoxha? në Tiranë shpjegoi se ndihmat janë mbledhur çdo të premte dhe kjo nismë do të përsëritet.
Ahmed Kalaja: Janë mbledhur afërsisht 60 ton ushqim dhe mall për zonat e ngujuara, për zonat që janë në të ftohtë. Kemi bërë thirrje për ditë xhumaje dhe besimtarët që janë pjesë e kësaj xhamie por dhe të tjerë janë përgjigjur pozitivisht.
Sipas nën/kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, dhurimi për të pamundurit është një virtyt i gjithë besimtarëve.
Spahiu: Të jemi gjithmonë kurativ dhe të zgjasim dorën e ndihmës për ata të cilët kanë nevojë kudo në vendin tonë. Falenderoj të gjitha ata shpirtra të mirë, njerëz solidarë që nuk harrojnë dhe shpirtin shqiptar në përgjithësi që shkon në nevojë të tjetrit aty ku duhet, në vendin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kmsh-dhuron-60-ton-ushqime-per-familjet-e-bllokuara-nga-debora/

Category

📺
TV

Recommended