Report TV - Nis rikonstruksioni i unazës rurale Veliaj: Të mos braktisen fshatrat

  • 7 years ago
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ritheksuar edhe një herë se nuk do të ketë më një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi.

Gjatë rikonstruksionit të unazës rurale që lidh lagjen Shirt me Pezë-Helmësin Veliaj u shpreh se e gjithë Tirana do të zhvillohet me të njëjtën shpejtësi, në mënyrë që t'ia vlejë jeta si në fshat ashtu edhe në qytet.

?Në vitin tonë të dytë fokusi janë zonat rurale, pasi nuk mund të kemi një bashki të Tiranës që zhvillohet me dy shpejtësi; njëra që ecën me shpejtësi më të madhe në qytet, dhe tjetra me shpejtësi më të vogël në fshat. Duhet të ecim të gjithë me të njëjtën shpejtësi, që t?ia vlejë jeta si në fshat, ashtu edhe në qytet. U kërkoj mirëkuptim qytetarëve që teksa kantieret e punës janë hapur, qarkullimi vështirësohet pak", u shpreh Veliaj.

Recommended