Ekopolitikë- "Të pasur VS të varfër"

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

A janë më të pasur shqiptarët? Eksperti i çështje sociale, Kosta Bajraba i ftuar në ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe në Rtv Ora News, mendon se po, por ekspertë të tjerë thonë se është zgjeruar numri i të varfërve.
Kastriot Sulka, drejtues i departamentit të Punësimit në PD, thotë se ndihma për shtresat në nevojë ka mbetur e pa ndryshuar, por praktikisht është ulur për shkak të rritjes së çmimeve.
Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Arben Shkodra, thotë se pabarazia është jo e drejtë për shkak të kriminalitetit të madh të ekonomisë, duke shtuar se në vendin tonë ka njerëz me makina super të shtrenjta, dhe që praktikisht janë të papunë.
Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se sistemi krijon pabarazi. Eksperti tjetër i ekonomisë, Shkëlzen Marku thotë se të vetmet politika gjatë 4 viteve të fundit janë ato pasive me lojën e ndihmës ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://ekopolitike.oranews.tv/ekopolitike-te-pasur-vs-te-varfer/

Recommended