Report TV - Ekspozohen objekte ilire,Koçi:Zbulimet rol vendimtar për identitetin shqiptar

  • 7 years ago
Hyjnesha në fron, stampat e stërlashta të dizajnit, pllakat me kultin e diellit, emrit te vetë Ilirisë, gjarpri kult, stolitë e statujat e vogla të qeramikës janë pasuri e jashtëzakonshme e arkeologjisë shqiptare, por që njihen aq pak...

?Një pasdite në muze? projekti për njohjen dhe bërjen publike të vlerave të trashëgimisë kulturore ka ardhur me një vizion të ri në Muzeun Historik Kombëtar.
Në aktivitetin e datës 10 mars me temë: ?Mitet dhe kultet në prehistorinë shqiptare? janë prezantuar zbulimet arkeologjike nga më hershmet në trojet shqiptare në praninë e studiuesve e studentëve.

Arkeologu Adem Buguri solli për të pranishmit disa fakte të panjohura të qytetërimeve ilire e parailire.

Drejtori i Muzeut, Dorian Koçi, kujtoi audiencën se zbulimet kanë një rol vendimtar në formimin e identitetit të shqiptarëve në trojet ku ata jetojnë, rrënjët e të cilëve gjenden në lashtësi.

Recommended