Ora News – Ujësjellësi i ri prish linjën e vjetër dhe e lë jashtë, Grykëzeza pa ujë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra familje në Grykëzezë të Lezhës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej afro 10 ditësh.
Ujësjellësi i ri nuk parashikon lidhjen e tyre në rrjet, ndërsa linja e vjetër është ndërprerë.
Për të zgjidhur këtë problem, banorët kanë dalë në protestë para Bashkisë.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë thotë se këto familje nuk kanë kontrata, por banorët pretendojnë se kanë kërkuar gjithnjë të legalizohen.
Banori: Këta e kanë hequr tubin e Balldrenit fare, se ne kemi qenë me lidhje në tub të Balldrenit. Tani thonë nuk keni kontratë. Ne faktikisht kontratë nuk kemi pas sepse kemi shkuar ta bëjmë tek Ujësjellësi dhe na thoshte se ai ujë është në administrimin e Komunës. Shkonim tek Komuna, na thonin e keni pasaportizimin me qytetin. Dhe ne kemi mbetur pa kontratë, sot na thonë nuk keni kontratë ju. Ne jemi të gatshëm t?i përgjigjemi shtetit për kontrata, për çfarë të kërkojë shteti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ujesjellesi-i-ri-prish-linjen-e-vjeter-dhe-e-le-jashte-grykezeza-pa-uje/

Recommended