Report TV - Paga minimale rritet nga 22 mijë në 24 mijë lekë,vendimi në Qeveri

  • 7 years ago
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë këtë të mërkurë rritjen e pagës minimale nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë.

Aplikimi i pagës minimale për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore është i detyrueshëm si për sektorin privat edhe atë publik.

Në komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vendim është konsultuar gjatë me palët e interesit.

Recommended