Report TV - Lu pas 2 orë në zyrën e Bashës takim me Ramen në kryeministri

  • 7 years ago
TIRANE- Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi sot në mesditë një takim për rreth dy orë me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe me as iu drejtua kryeministrisë për një takim me Ramën.

Kryediplomati amerikan mbërriti në zyrën e Bashës në orën 13:00 dhe doli prej aty fiks në orën 15:00. Një takim ky i pazakontë për nga kohëzgjatja, por rëndësia e tij lidhet pikërisht me fatin e negociatave maxhorancë-opozitë.

Pak pasi doli nga Basha, Lu iu drejtua kryeministrisë rreth orës 15:00 për një takim me kryeminsitrin.

Takimi i Lu me Bashën erdhi pas deklaratës së koalicionit opozitar, se kanë pranuar paketën McAllister plus si dhe publikuan 20 pikat e dakordësuara në këtë ofertë e cila u ndërmjetësua nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Negociatat mes palëve vijojnë për zgjidhjen e ngërçit politik, ndërkohë që ajo e cila ndan sot maxhorancën dhe opozitën është data e zgjedhjeve.

Recommended