Ora News – Pas vrasjes, Krimet e Rënda mbyllin çështjen për Ervin Dalipajn

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për Ervin Dalipajn, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.
Vendimi vjen ndërkohë që Dalipaj është vrarë në Sukth. Krimet e Rënda morën vendimin pas dorëzimit të certifikatës së vdekjes. Dalipaj mbeti i vrarë më 25 prill në Sukth. Ai u ekzekutua nga një automjet në lëvizje bashkë me person tjetër, Juxhin Dautaj, që gjendej në makinë me të.
Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, dy viktimat ishin duke shkuar me makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.
Sipas burimeve në policinë e Durrësit, dyshohet se mjeti tip ?Audi? i tyre është ndjekur për disa km nga një makinë me ngjyrë të zezë, derisa u qëlluan me kallashnikov.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-vrasjes-krimet-e-renda-mbyllin-ceshtjen-per-ervin-dalipajn/

Recommended