Report TV - Rama: PD dhe LSI "forca të para", por 71 deputetë i merr PS

  • 7 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Korça gjatë një takimi me gratë socialiste, se PS do marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, për të qeverisur vendin.

Kreu i qeverisë nuk shmangu batutat dhe ironitë me PD dhe LSI, sa i takon se kush do dalë forcë e parë politike në 25 qershor.

?LSI do të dalë forcë e parë, PD forcë e parë, edhe ne, duke qenë se ne jemi të parët por ne duam ta fillojmë me 71 mandate për PS që s?do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet por duam që Shqipëria të mos humbasë asnjë sekondë?, u shpreh Rama.

Ministrat teknik, thjeshtë kujdestarë, s'do bëjnë emërime
Kreu i qeverisë nga Korça u shpreh se marrëveshja e arritur me Bashën, është një fitore në një betejë që ata e konsideronin të pamundur.

Sipas tij, ministrat e rinj teknik, do të kenë vetëm rolin e kujdestarit. Rama ka theksuar se kandidaturat do të propozohen nga PD, por do të miratohen nga vetë ai.

Recommended