Ora News – Premtimet e Ramës për fermerët, PD: Ndërtove narko-shtet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama u kërkoi fermerëve të Progrit në Korçë të votojnë PS-në për politikat në ndihmë të bujqësisë. Rama kërkoi dhe ndihmën e PD-së për të pasur sukses në këtë sektor.
Edi Rama: ?Të parët do të mbetemi e po të mos duam ne, puna është që të mos mbetemi të parët por të dalim nga kjo betejë të gatshëm për të vazhduar të luftojmë së bashku për të gjitha gjërat që mbeten për tu bërë dhe të dalim nga kjo betejë të sigurtë se gjërat nuk kthehen më pas. Kjo vlen dhe për demokratët. Demokratëve i dhamë mundësinë që të janë bashkë me ne?
Kryeministri tha se me këtë mandat është bërë shumë por nuk mjafton
Edi Rama: ?Nuk mjafton, përkundrazi, ky mandat është mandati i vendosjes së themeleve?
Pas takimit të kryeministrit PD me një deklaratë për mediat tha se predikon sot mashtrime të reja pasi për 4 vite ndërtoi një narko-shtet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/premtimet-e-rames-per-fermeret-pd-ndertove-narko-shtet/

Recommended