Albin Kurti për kryeministër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Albin Kurti është kandidati i ?Lëvizjes Vetëvendosje? për kryeministër të Kosovës. Partia opozitare, e cila vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, ka prezantuar këtë të diel listën e kandidatëve, që kryesohet nga ish-lideri i saj, Kurti. Përpara mbështetësve ai u shpreh se kjo parti do të ece drejt fitores.?Ne dy mandate kemi arritur shume, ndalëm Zajednicen dhe demarkacionin.?E ndërsa fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, palët vijojnë përplasjet me deklarata. Kryetari i AAK, Haradinaj që është edhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK, AAK, Nisma, u është përgjigjur akuzave të LDK-së se ky është koalicioni i territ.?Unë kam bashkeqeverisur dikur me LDK-në, ata më njohim mirë, më kanë besuar të drejtoj qeverinë. Nuk është hequr askush nga puna nga Haradinaj për çfarëdo përkatësie, por nuk mund ta marrin në qafë një vend me ata që nuk e kryejnë punën.?Afati i regjistrimit për zgjedhjet parlamentare është mbyllur dhe në garë janë regjistruar 5 koalicione, 19 parti dhe dy nisma qytetare.

Recommended