Pranga Drejtorit të Shkollës së Mesme

  • 7 years ago
Denoncimi për ngacmim seksual i dy nxënëseve të klasës së 11-të çoi në pranga Drejtorin e Shkollës ?Bab Dud Karnuara? në Berat.

Vajzat pranuan në prani të psikologes se Hajdaraj që ishte edhe mësues në lëndën e Histori - Gjeografisë i kishte prekur në vende intime.

Ato i thanë policisë se ndodheshin në zyrën e Drejtorit të Shkollës, për një provim të prapambetur në lëndën e Gjeografisë.

Pas arrestimit, 59 - vjeçari mohoi të kete kryer veprime të turpshme ndaj nxënëseve, duke pretenduar se gjithçka ishte sajesë e vajzave adoleshente. Ngjarja ka tronditur edhe nxënësit e shkollës së mesme, disa prej të cilëve nuk e besojnë se Drejtori i shkollës dhe mësuesi i tyre mund të ketë kryer veprime të tilla.

Drejtoria Arsimore e Beratit mori masën e pezullimit ndaj Drejtorit të Shkollës. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku mësues të shkollave publike denoncohen për ngacmim seksual. Dy javë më parë një mësues në shkollën Mustafa Lleshi në Kashar u arrestua për ngacmin seksual ndaj një nxënëse 14 - vjeçare.

Tv Klan

Recommended