Report TV - Ekonomia, Basha: Programi im nga ekipi i Angela Merkel

  • 7 years ago
lGJIROKASTER-?Do të shkrij gjithçka për një prioritet, ekonominë?.

Kështu u shpreh sot nga çelja e fushatës në Gjirokastër, kreu i PD, Lulzim Basha duke zbuluar se ka një program ekonomik të ndërtuar me ndihmën e ekipit të Angela Merkel.

?Programi im ekonomik, i ndërtuar me ndihmën e ekipit të Angela Merkel, do të sjellë energjinë pozitive në çdo faktor ekonomik. Mos harroni se është në dorën tuaj. Merreni vendimin dhe bashkohuni sepse e keni ju në dorë. A do vazhdojmë edhe katër vjet teatrin e kukullave apo do ta kthejmë Shqipërinë në dorën tuaj. Merreni Gjirokastrën në dorë merreni vendin me dorë. Votoni numrin 6 në 25 Qershor për ta marrë pushtetin në duart tuaja?, tha Basha.

Recommended