Festivali i muzikës moderne, muzikë jazz në Shkodër, Tiranë e Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festivali i muzikës moderne rikthehet në vendin tonë e kryefjala këtë vit është muzika jazz. Por, ndryshe nga sa ka ndodhur në edicionet e shkuara, ky festival do të përcjellë muzikë të mirë në Shkodër, Tiranë e Vlorë.Pas performancave të bateristit të Adriano Celentanos apo trombës së parë të Pavarotti & Friends, edhe këtë vit nuk do të mungojnë emra të njohur të skenës jazz në botë. Theksi është vënë tek instrumentistët, por nuk do të mungojnë as këngëtarët.Repertori që do të sjellin për shqiptarët në Shkodër, Tiranë e Vlorë nis nga jazzi klasik e deri tek ai me motive shqiptare e ballkanike.E veçanta e këtij edicioni të gjashtë është fakti që festivali do të zhvillohet në rrugë, me besimin që jazzi të përfshijë sa më shumë ata që nuk i njohin skenat e pakta të kësaj muzike në vend.Eugjeni rikthehet gjithnjë në vendin e tij me besimin që këtë muzikë do ta përqafojnë edhe shumë të tjerë, ndaj edhe mbledh artistë nga e gjithë bota për të performuar në Shqipëri në datat 9, 10 dhe 11 qershor.

Recommended