Ora News – Mandija: Asnjë pengesë për punonjësit e angazhuar si komisionerë zgjedhorë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit e administratës shtetërore nuk do të ndalohen për të qenë komisionerë ditën e zgjedhjeve apo në numërimine votave. e zv/Kryeministres Ledina Mandija tha se nuk ka asnjë pengesë nga ministrat teknikë për angazhimin e punonjësëve në 25 qershor. Madje asnjë ministër nuk ka dhënë urdhër për të penguar angazhimin e tyre si komisionerë në KZAZ
Mandija: Njësia Task-Forcës sqaron edhe një herë se në bazë të pikës 5, të VKM nr. 473, datë 01.06.2017 ?Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë?, punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisionerë zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mandija-asnje-pengese-per-punonjesit-e-angazhuar-si-komisionere-zgjedhore/

Recommended