Tirana zhvillon stërvitjen e parë

  • 7 years ago
Tirana nisi përgatitjet për Europa League pasditen e së enjtes. Një grup prej 15 lojtarësh zbritën në fushën e ?Selman Stërmasit? në stërvitjen e drejtuar Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic.

Aty mungonte Mirel Josa, i cili nuk do të vazhdojë më me Tiranën. Këtë e konfirmoi vetë trajneri, pas një bisede me presidentin e bardhebluve Refik Halili. Josa nuk ka dashur të komentojë më gjatë vendimin e tij. Në ditët në vijim priten zhvillimeve të tjera.

Rënia e ekipit në Kategorinë e Parë ishte një tronditje e madhe për skuadrën kryeqytetase edhe pse mori Kupën e Shqipërisë.

Një ditë më parë grupimi ?Tirona Fanatics? protestuan edhe një herë në dyert e Bashkisë së Tiranës, aksionere në minorancë e klubit bardheblu. Ata nuk duan më presidentin Refik Halilin, të cilin e shikojnë si shkaktarin për gjendjen e krijuar. /Tv Klan

Recommended