Video/ Deshmia e nënës së Gjiknurit,sa para më vodhën hajdutët

  • 7 years ago
Banesa e nënës dhe vëllait të ministrit Damian Gjiknuri ra pre e një vjedhjeje.

Mësohet se 67-vjeçarja Lirije Gjiknuri, bëri një kallëzim në polici, ku deklaroi se në banesë i rrembyen sende personale por edhe parate e disa muajve pension.Sipas hetuesve bëhet fjalë për 160 mijë lekë por nëna e Gjiknurit tha se i kishin vjedhur 300 mijë lekë.

Vjedhja ndodhi në rrugën “Maliq Muço” prapa ministrisë së drejtësisë kur tre persona hynë nga dritaret e apartamentit qe ndodhet në katin e tretë të pallatit.Për rastin policia ka shoqëruar disa persona me precedent penalë kryesisht për vjedhje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Kjo është vjedhja e dytë pas dyqanit të telefonisë celulare në rrugën Myslym Shyri.Në kohën që vidhej banesa e nënës së Gjiknurit një tjetër grup hajdutësh bastisën biznesin e një komapanie celulare të njohur në këtë rrugë e cila është e monitoruar nga dhjetra kamera.

Të maskuar dhe me doreza, grupi mësohet se çmontoi derën kryesore të dyqanit dhe pasi u fut brenda arriti të marre prej andej dhjetra aparatë celular të kushtueshëm.Asnjëri prej hajdutëve nuk është identifikuar nga komisarjatit numer tre.sosnews.al

Category

🗞
News

Recommended