Report TV - ​Grabitja në Belsh, e moshuara rrëfen tmerrin:Më tha do të vras

  • 7 years ago
BELSH-Dy persona rreth orës 22:00 të së hënës kanë grabitur banesën e një çifti të moshuarish duke u marrë tre milionë lekë të vjetra.

Në banesë në momentin e grabitjes ndodhej vetëm 70-vjeçarja Naferit Tafani, të cilën autori e goditi dhe hodhi në shkallë, pasi mori paratë.

E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi, pasi në Belsh po zhvillohej një koncert.

Naferit Tafani në një intervistë për Report Tv u shpreh se autori e kërcënoi që të mos fliste se do ta vriste, ndërsa dikush tjetër e priste me motor jashtë banesës.

Ajo tha se paratë ua kishin dërguar djemtë në Itali, ndërsa autori sipas saj është i njohur, pasi e dinte që kishin lekët në banesë.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Recommended