Report TV - Ervin Salianji për Report Tv detaje nga aksioni i opozitës

  • 7 years ago
Demokratët janë kundër kabinetit të ri qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.

Është ky qëndrimi i deputetit të ri të PD Ervin Salianji i shprehur në një intervistë për Report Tv.

Salianji beson se emrat e rinj të qeverisë nuk ishin surprizë pasi janë, sipas tij, figura të lidhura më kryeministrin Rama.

?Asgjë e re nga fronti majtas. Kryeministri propozon një ekip që janë ekipi i tij personal. Ekipi i zgjedhur prej tij janë ose njerëz që vijnë me rrënjë të thella nga diktatura, dhe njerëz me probleme të rënda me diktaturë. Nga ana tjetër kemi propozimin e disa figurave të reja, por pa kontribut në shoqëri. Koncepti i qeverisë së vogël, është qeverisja me sa më pak njerëz dh ofrimi i sa më shumë shërbimeve për qytetarët?, thotë Salianji.

Salianji thotë se ristrukturimi i partisë nuk do të bëhet këtë fillim vjeshte, prioritet veccon ballafaqimin me të majtën pasi e konsideron këtë forcë më të fuqishme se kurrë .

?Partia demokratike nuk ka asnjë diskutim që do të ketë kundërshti në forta në zgjedhjet e kryeministrit, në dy tre emra që nuk përfaqësojnë asgjë për publikun, por janë thjesht lidhje nepotike të Kryeministrit. Do konkurrojmë me alternativë, do të propozojmë në fillim të sesionit parlamentarë, beteja jonë do të jetë reforma e plotë zgjedhore për mos blerjes së votës, do propozojmë numërimin dhe votimin elektronik apo edhe mekanizma të reja ndërkombëtarë?, shprehet Salianji.

Recommended