Ora News – Bizneset në ish-Bllok rrisin çmimet për shkak të taksave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Riklasifikimi i rreth 1 mijë subjekteve tregtare nga biznes i vogël në të madh ka filluar të japë efekte në rritjen e çmimit të produkteve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Qytetarët shprehen se muajt e fundit kanë vënë re një rritje të çmimit me rreth 20-30 lekë në fast-foode, por edhe në disa lokale.
Pavarësisht reflektimit të taksave në çmime, qytetarët thonë se luhatja nuk është shumë e ndjeshme, duke qenë se zona e ish-Bllokut gjithmonë ka qenë më është shtrenjtë.
Qytetarë: Lokalet e Bllokut gjithmonë kanë qenë më të shtrenjta. Fast-Food-et po, diku tek 30-lekëshi.
-Taksimi që i është bërë sidomos tavolinave të jashtme ka ndryshuar çmimin e kafes.
Pas kamerave, drejtues të bizneseve e lidhin këtë luhatje të çmimeve më tepër me riklasifikimin nga biznes i vogël në i madh. Biznes i madh kategorizohet ai subjekt që ka një xhiro 8 milionë lekë në vit është i detyruar që të paguajë tatim-fitim 15%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bizneset-ne-ish-bllok-rrisin-cmimet-per-shkak-te-taksave/

Category

📺
TV

Recommended