Rreth 36 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kanë pritur këtë ditë prej kohësh. Fëmijët janë munduar të gjithë të vishen bukur, e në oborrin e shkollës të vijnë plot hare. Emocionet e mëdha dhe tufat me lule i mbajnë ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.Te vegjlit janë përgatitur prej ditësh per te nisur rrugëtimin drejt dijes.Sot në oborret e shkollave kishte më shumë këshilla se asnjëherë.Për herë të parë në shkollë janë regjistruar gati 36 mijë nxënës, ndërsa në të gjithë vendin e hëna e dytë e këtij shtatori uli në bankat e shkollës rreth 400 mijë fëmijë.Tirana mbetet ende qyteti me më shumë nxënës. Edhe këtë vit tradita e këtyre dy dekadave të fundit kur mësimi zhvillohet me dy turne, fatkeqësisht vijon.Megjithatë, ky 11 shtator në Tiranë ka hapur edhe dyer të tjera për shkollim, pasi kryeqyteti numëron tre shkolla reja, në njërën prej të cilave kryebashkiaku i Tiranës ka zgjedhur të përcjellë urimin e tij për të vegjlit.Këtë vit, të gjithë nxënësit e kanë nisur me libra. Pajisja me mjetet shkollore ka nisur më herët, e në oborret e shkollave ka vetëm urime.

Recommended