Rudina/ Rrëfehet Peza: Si ndikuan problemet me drejtësinë tek familja ime (03.10.17)

  • 6 years ago
Problemet me drejtësinë dhe akuzat për pastrim parash e vunë ish-deputetin Alfred Peza në qendër të vëmendjes.
Peza ishte i ftuar në emisionin ?Rudina?, nga ku rrëfeu se akuzat e tij kanë ndikuar tek fëmijët dhe bashkëshortja. Ish-deputeti tha se pas akuzave për pastrim parash fëmijt nuk guxonin t kërkonin të bënin udhëtime apo të blinin qoftë edhe një palë xhinse të reja.
?Problemet me drejtësinë nuk kanë ndikuar vetëm tek nëna ime, por edhe tek nëna ime, por edhe tek bashkëshortja dhe fëmijt e mi.
NJë herë djali Almiri I thoshte Mirelës, bashkëshortes: Njeh ndonjë rrobaqepëse se më janë grisur pantallonat. Kishte dëgjuar aq shumë gjara për babain e tij, për mardhëniet financiare për problemet me drejtësinë sa nuk guxonte të kërkonte pantallona të reja. Ndërsa vajza kishte një tur një ditor me klasën dhe I thotë së ëmës se nuk do të shkoj këtë radhë. Unë e dëgjova dhe u bë ajo zgjedhje që u bë dhe nuk ka të bëjë me 20 apo 30 euro. Historia e tretë ka të bëjë me gruan, dolëm poshtë pallatit kur ishte kulmi I historisë. Kur dolëm na shihnin të gjithë. I thash gruas se nuk po na shohin ne, po shohin dy thaës me lekë që po ecin?, tha Peza.

Recommended