Report TV - Shkodër, makina përplas motorin në gjendje të rëndë 50 vjeçari

  • 6 years ago
SHKODËR-Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ndërsa një person ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit ?Ura e Thive? në lagje ?Ndoc Mazi? rreth orës 20:25 minuta të së enjtes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip Benz me targa AA 299 OT me drejtues A. K. është përplasur me motorin me targë AF 254 me drejtues L. H. 50 vjeç.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas bluzave të bardha 50 vjeçari ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor I cili ka nisur punën për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e mungesës së ndriçimit në këtë segment rrugor çka shkaktoi përplasjen e motoçikletës me autoveturën. Ndërkaq forcat e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit Benz në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Recommended