Ora News - Selia PD - Basha: Qytetarët ikin nga Shqipëria, Rama nuk do t’ia dijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri fajtor qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që shqiptarët duan të largohen nga vendi.
Duke iu referuar barometrit për Ballkanin, Basha tha se motivi kryesor i ikjes nga Shqipëria është gjendje e rënduar ekonomike me të cilën po përballen shqiptarët.
Basha: Kryeministri nuk do t?ia dijë sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë dhe të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara në propagandë.
Po si e shikon zgjidhjen Lulzim Basha?
Basha: PD do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimin tonë për ta frenuar këtë çmenduri që do të cojë në rritjen e çmimit të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do të vazhdojmë çdo ditë betejën me krimin të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar. Por cdo masë do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-shqiptaret-nuk-perballojne-jetesen-ikin-nga-shqiperia/

Category

📺
TV

Recommended