Thaçi - Metes: Nenshtetesi shqiptare per kosovaret

  • 6 years ago
Pajisjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës me nënshtetësi shqiptare kërkoi Presidenti Hashim Thaçi, pasi dekoroi me urdhrin e pavarësisë në Prishtinë homologun e tij Ilir Meta. Ai tha se ky është i vetmi opsion në kushtet kur Bashkimi Evropian refuzon liberalizimin e vizave.

?Pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shpresë në ketë moment për qytetaret e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës.?

Edhe kreu i shtetit shqiptar foli për domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij diskriminimi për qytetaret e Kosovës, të cilët sipas tij meritojnë të lëvizin lirisht në hapësirën europiane.

?Përgjigjja më e mirë është ta zgjidhim sëbashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe me aktiv me BE e Malin e Zi.?

Pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me homologun Ramush Haradinaj i bëri thirrje Brukselit të heqë barrierat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit që nuk lëvizin lirisht në hapësirën Shengen./Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended