“Fronti i çorbës së vjetër nuk na ndal dot në këtë luftë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit të Policisë së Shtetit për shkarkimin e drejtuesve të drejtorisë së Policisë në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka ritheksuar qëndrimin se kushdo që është përzier me çorbën e krimit, por edhe kush nuk ka kurajo të përballet me të, nuk ka vend nën uniformën e Policisë së Shtetit. Në mesazhin e publikuar në Facebook, Rama cilëson si të turpshëm qëndrimet e opozitës.

?E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit. Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi.?


Shefi i qeverisë këmbëngul në prioritetin e qeverisë që drejton, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

??Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t?i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam ? me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t?i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s?ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi. ?Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë.?

Lidhur me dosjen italiane të trafikut të drogës, ku përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiti, kryeministrit Rama tha se është drejtësia, e cila duhet të flasë.

Recommended