Ora News - Meta: Duhen ndërmarrë reforma për rritjen ekonomike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja ekonomike e Shqipërisë nuk është e mjaftueshme dhe për këtë duhet të ndërmerren reforma sidomos në përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Duke folur në Konferencën vjetore të BSH, Presidenti Ilir Meta dhe se duhet të ndërmerren reforma të menjëhershme.

Meta: Reformat e ndërmarra duhet të ndikojnë në ndryshimin e strukturës së ekonomisë si dhe në përmirësimin e ambientit ligjor e institucional që përcakton nivelin dhe përbërjen e investimeve në vend. Nevojiten masa të menjëhershme për të përmirësuar seriozisht klimën e biznesit, për të reduktuar informalitetin dhe korrupsionin, si dhe për të promovuar konkurrencën ndër-sektoriale.

Meta propozoi një model të ri ekonomik ndërsa vuri theksin në kualifikimin e fuqisë punëtore.

Meta: Duke nënkuptuar një rritje ekonomike afatmesme dhe afatgjatë prej 3.5-4% është sërish i pamjaftueshëm për të garantuar një efekt të prekshëm mbi mirëqenien e shtresave të gjëra të shoqërisë, si dhe për të konverguar më shpejt me standartet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Guvernatori i BSH, Gent Sejko deklaroi se mbetet problem financimi i ndërmarrjeve të vogla e lidhur kjo me mungesën e mundësive të tjera të financimit.
Sejko: Statistikat tregojnë se numri i kompanive që operojnë në segmentet e tjera të sektorit financiar mbetet i ulët, ndërkohë që aktiviteti i tyre në terma të Prodhimit të Brendshëm apo të tregut financiar mbetet i papërfillshëm. Përsa më sipër, konkluzioni logjik është se arkitektura e tregut financiar ende nuk mund të konsiderohet e plotë. Instrumentet financiare me maturitet afatgjatë janë të rralla, ndërkohë që ato afatshkurtra jashtë sistemit bankar, janë apatike dhe të fragmentuara, si në produkte ashtu dhe në tregje. Fryt i kësaj arkitekture financiare është një lloj presioni i shtuar mbi sistemin bankar, duke privuar ekonominë nga alternativat e tjera të financimit përtej atyre që ofrojnë bankat.

Në konferencën me temë ?Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare?, morën pjesë një sërë përfaqësuesish nga institucionet e larta ekonomike dhe financiare në vend.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-efektet-e-krizes-financiare-u-ndjene-edhe-ne-shqiperi

Recommended