Ora News – Lushnje, gur i mermerit zë poshtë makinën, vdes 24-vjeçarja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rënia e një pllake mermeri nga një kamion në autostradën e Lushnjes ka shkaktuar një aksident të rëndë me pasojë vdekjen e një 24 vjeçareje.

Mësohet se në automjetin që është zënë nga pllaka e mermerit ishin duke udhëtuar 4 persona mes të cilëve edhe viktima Erinalda Isufaj .

Ngjarja ndodhi në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflig. Viktima është Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina është shkatërruar plotësisht, pasi u zu poshtë nga mermeri. Për nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura u desh ndërhyrja e ekipeve të specializuara.

Dinamika e aksidentet është ende e paqartë, por nga të dhënat paraprake mësohet se aksidenti ndodhi teksa dy automjetet shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në dalje të rrethrrotullimit të Lushnjës. Mjeti "Peugeot' po lëvizte nga Berati në Lushnjë, ndërsa trajleri vinte nga ana tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lushnje-pllaka-e-mermerit-bie-mbi-makine-vdes-24-vjecarja

Recommended