Ora News - Makina aksidentohet në Rrugën e Kombit, dy të plagosur, rëndë drejtuesja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, gjatë një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 477JB që drejtohej nga shtetësja S.Gj ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit S.Gj 29 vjeçe, banuese në Mirditë dhe pasagjeri R.F 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/makina-aksidentohet-ne-rrugen-e-kombit-dy-te-plagosur-rende-drejtuesja

Recommended