Skandali në "BOOM": Ja si avokati mashtron klientin! (Emisioni i plotë, 15 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM?në RTV Ora News ka transmetuar mashtrimin që një avokat në Tiranë i bën klientit duke i marrë shumën rreth 5 milion lekë për një çështje gjyqësore.Pasi avokati ka dështuar në zgjidhjen e çështjes nuk i kthen më klientit paratë e dhëna paraprakisht.

Emisioni "BOOM" ka denoncuar një rast flagrant ku shihet me zë dhe me figurë se si një avokat ?zhvat? qytetarin. Në vitin 2015, shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale ?Vrasje nga pakujdesia?.

Në vitin 2015 shtetasi Vladimir Vargu ka kontaktuar avokatin Fariz Xhurxhi në Tiranë, për shkak se djali i tij është akuzuar për veprën penale ?Vrasje nga pakujdesia?.

Gjykata e Shkallës Parë ka vendosur që djali i zotit Vladimir do të vuante dënimin me 5 vite burg, ndërsa avokati Xhurxhi ka premtuar se djali do të dilte nga burgu pas një muaji, por në kembim babai duhet t?i jepte 5 milion e 200 mijë lekë.

Qytetari shprehet se avokati i ka thënë se këto para do të ndaheshin me prokurorin dhe gjykatësin. I ndodhur në pamundësi ekonomike, Vladimiri merr kredi në dy banka dhe i dorëzon lekët avokatit.

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të çështjes ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra dënimin me 5 vite burg. Avokati jo vetëm që nuk e nxori nga burgu për një muaj, por dënimi nuk iu ul asnjë ditë.

I ndodhur para këtij fakti, klienti tenton për të takuar avokatin Fariz Xhurxhi,por ky fundit nuk i përgjigjet më në telefon.

Në bashkëpunim me gazetarët investigativ të "BOOM" qytetari arriti të takojë avokatin, i cili jo vetëm pranoi se kishte marrë 5 milion e 200 mijë lekë dhe nuk i kishte mbaruar punë, por i premtoi se do t?i kthente 4 milion lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-denoncon-skandalin-e-sistemit-te-mbrojtjes-ne-shqiperi

Recommended