Refuzohet lirimi i Mikel Shallarit

  • 6 years ago
Mikel Shallari, vrasësi i dyshuar i komisar Artan Cukut doli përsëri para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku kërkoi lirimin nga burgu. 25-vjeçari kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. I riu nga Kuçova me anë të avokatit të tij sqaroi para gjykatësit Klodina Kurushi se nuk është ai autor i vrasjes. Pavarëisht kësaj dëshmie ai është lënë përsëri në qeli duke rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg marrë në qershor. Seanca e kësaj të premte është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi avokati Vladimir Cjapi tha se klientit të tij i rrezikohet jeta.

Në dëshminë e tij të parë pas arrestimit Mikel Shallari pranoi se ishte ai ekzekutori i oficerit të policisë, deklarim të cilin tani e mohon. Sipas tij ai ishte kontaktuar për këtë punë nga një i afërm i tij i cili e kishte takuar me porositësin në një lokal në Tiranë. Fillmisht nga porositësit i janë dhënë 2 pistoleta dhe 3500 euro, pjesen tjetër rreth 15 mijë euro do ta merrte pasi të kryente vrasjen. Për të levizur, atij i është falur edhe një makinë.

I riu ka sqaruar në dëshminë e parë se objektivin ia ka treguar porositësi, në afërsi të ?Rrugës së Kosovarëve?, aty Cuku kishte shtëpinë ku ndodhi edhe ngjarja në Prill të këtij viti. Por pavarësisht kësaj dëshmie policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda besojnë se autor i vrasjes se Artan Cukut është Mikel Shallari. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur prova të cilat janë krahasuar me ADN-në e 19-vjeçarit të cilat përputhen plotësisht. Gjurmë të gishtave të Shallarit u gjetën në disa rroba të cilat ai i hodhi disa metra larg vendit të krimit. Këto gjurme u krahasuan me gjurmët e gishtave të Shallarit të lëna në Zvicër ku ai ka qenë i arrestuar për trafik droge. Gjithashtu janë gjetur edhe armët të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Artan Cukut.

Tv Klan

Recommended