Ora News – Gjatë natës drejtuesit e mjeteve bëjnë gara shpejtësie, në rrezik edhe jeta e policëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit dhe ata që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia Rrugore sqaron se ka konstatuar që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.

?Në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore. Gjithashtu janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara?, sqaroi policia.

Policia thotë se ka një ulje të ndjeshme të drejtuesve në gjendje të dehur, duke arrestuar vetëm dy persona dhe pezulluar 15 leje drejtimi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gjate-nates-drejtuesit-e-mjeteve-bejne-gara-shpejtesie-ne-rrezik-edhe-jeta-e-policeve

Recommended