Ora News – Korça ‘bashkon” qeveritë e Shqipërisë e Kosovës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Korçë po bëhen përgatitjet e fundit për mbledhjen e katërt të përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës! Përzgjedhja e Korçës për këtë takim, mirëpritet nga banorët e juglindjes të vlerësojnë marrëdhënien mes dy shteteve theksojnë se ka ende për të bërë. Ndërkohë delegacioni nga Kosova po shfrytëzon këto orë të mbetura për të vizituar qytetin.

Shtëpia e Flamurit në Korçë u përzgjodh si simbolikë e veçantë për të bërë bashkë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Përzgjedhja e Korçës për këtë takim, mirëpritet nga banorët e juglindjes që vlerësojnë marrëdhënien mes dy shteteve theksojnë se ka ende për të bërë.

Banorët: Shumë gjë e bukur, shumë gjë e mirë për të mirën e vendit, për të mirën e popullit.

Heqja e doganës dhe detyrimeve të dyfishta në kufi që synohet në një prej marrëveshjeve mes dy qeverive është një prej kërkesave të qytetarëve.

Qytetarët: Ka të meta të vogla, në kufi pagesa, dogana, këto gjëra që vendosin.

Ndërsa për studiuesin Niko Kotherja, ky takim merr rëndësi të veçantë për shkak të simbolikës ku u zhvillua dhe vigjiljes së 105-vjetorit të Pavarësisë që bëri bashkë shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/korca-bashkon-qeverite-e-shqiperise-e-kosoves