Kush vjen per dreke/ Kejvina Kthella flet per ish-velinen e "Xing": Rasheli eshte... (06.12.17)

  • 6 years ago
Kejvina Kthella, velina e emisionit ?Xing me Ermalin?, është përfolur gjatë në rrjetet sociale.
Dalja e saj e parë në publik bëri bujë dhe shkaktoi reagime të shumta. Por sot Kejvina Kthella ishte e ftuar në ?Kush vjen për drekë?, nga ku tha se fakti që ajo është sot pjesë e ?Xing?, është koiçidencë.
Ndryshe nga çdo herë tjetër Kthella foli edhe për ish-velinën Rashel Kolaneci, për të cilën tha se nuk e njeh personalisht, por nuk kurseu komplimentat dhe fjalët e mira për të.
?Ka qenë koiçidencë fakti që unë jam në ?Xing? dhe unë jam shumë e lumtur.
Rashel nuk e njoh personalisht. Unë e kam parë në instagram dhe nuk e kam ndjekur kur ka qenë në Xing. Kam parë më shumë intervistat e saj. Ajo është shumë bukuroshe, çtë them më shumë.
Por, ne jemi shumë ndryshe nga njëra-tjetra, fizikisht e kam fjalën, ajo është brune, unë jam bionde?, tha Kthella.

Recommended