360 gradë - "Janullatosi shqiptar, po gjuha shqipe?" (26 dhjetor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Si do të ndikojë dhënia e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos, tek raportet që Kisha Ortodokse në këto 27 vjet ka krijuar me shqiptarët përfshi besimtarët e saj shpesh të dyzuar mes besimit dhe njëfarë dyshimi për grekofili të drejtuesve të kishës?

Kjo ishte ajo që u diskutua në 360 gradë të Artur Zhejit në Ora Neës, me të ftuar gazetarin Blendi Fevziu, studiuesin Ardit Bido, ish kreun e komitetit të kulteve Ilir Kulla, politikanin e ri Gentian Gaba dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Thoma Dhima dhe Miron Çako.

Ndërsa të gjithë të ftuarit përkrahën dhënien e shtetësisë, debate ishte i ashpër sa i përket rolit të kishës ortodokse në këto vite dhe problemeve në raportin e saj me besimtarët shqiptarë, të cilët shpesh si të dielën që kaloi në Përmet janë ndjerë të tradhëtuar apo të lënë pas dere.

Gazetari Blendi Fevziu tha se dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos është diçka normale, por ai shtoi se kryepeshkoipi nuk ka pasur një profil të ndarë nga interesat greke. Fevziu foli edhe për gjest të pafalshëm të Janullatos. ?Ka qenë një moment kur kryetari i PDIU-së i kërkoi të gjitha besimeve fetare në Shqipëri të bënin një lutje për shqiptarët çamë midis tyre edhe ortodoks. Besoj se kjo ishte legjitime. Priftërinjtë në luftë shkojnë tek ushtari armik. Me sa di unë Janullatos nuk ktheu një përgjigje dhe ky ka qenë një nga gjestet e pafalshëm?, tha Fevziu.

Përfaqësuesi i kishës thoma dhima pranoi se në përmet, mbyllja e kishës dhe mos mbajtja e përshpirtjes për At Stathi Melanin mund të ishte një gabim I priftit. Por studiuesi Ardit Bido vuri në dukje se me gjithë premtimin për një kryepeshkop shqiptar, konflikti I hershëm mes një kishe që duhet tu shërbejë besimtarëve shqiptarë dhe pritshmërive nga Greqia prite të vazhdojë.

Bido tha se faji edhe për incidentin e fundit ishte I mitropolitit të Gjirokastrës, ndërsa theksoi se kishte një rrezik që edhe mitropoliti I ri I Korcës të vinte nga Greqia.

Ilir Kulla vuri në dukje se Janullatos kishte premtuar se pasardhësi I tij do ishte shqiptar. ?Kryepeshkopi jot dhe i gjithë Shqipërisë ka thënë para disa ditësh një shprehje lapidare; pas ardhësi im do të jetë shqiptar. Kisha është shqiptare. Ne nuk kemi shkuar atje të bëjmë koloni?, tha Kulla.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Recommended