Report TV - Kritiku i famshëm i artit italian Vittorio Sgarbi viziton Bunk’Art 2

  • 6 years ago
Vittorio Sgarbi, një nga kritikët e artit dhe historisë më të spikatur në Europë la dritën e Tiranës demokratike teksa hyri në Bunk'Art, në dhomat e nëndheshme të errëta të diktaturës. Për të, ky muze është një vend i vërtetë që teksa të kthen pas në kohë të bën të vlerësosh të tashmen, botën e lirë.

"Muzetë që përfaqësojnë vlerat e artit, historisë ose të etnografisë rrezikojnë që të jenë vende anonime ku gjithçka që ekspozohet duket si e largët dhm e e shkëputur ndërsa këtu është ndjesia e një vendi të vërtetë ku ka ndodhur dicka që ka përfaqësuar për njerëzit mungesën e lirisë të idealeve dhe të vlerave. Edhe në këto dhoma të vogla ku paraqiten momente të një historie që gjithmonë ka qënë për njerëzit një kufizim i lirisë dhe na thotë se këto kohë të vështira që jetojmë me shumë pabarazi mes të pasurve dhe të varfërve, mes një pushteti të dhunshëm dhe njerëzve që janë pa pushtet arrin të paktën t'i jap ndjesinë gjithsecilit që të jetojë pa u kontrolluar nga askush, pa u çuar në kampe përqëndrimi.

Recommended