"Ju flet Moska": A do të bëhet Shqipëria dhe si do të bëhet?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"A do të bëhet Shqipëria dhe si do të bëhet?" Kjo është tema që trajtoi sot Kastriot Myftaraj në emisionin "Ju flet Moska", i cili tha se shqiptarët sot janë në gjumin e arsyes.

Myftaraj tha se reforma në drejtësi ishte një përpjekje si mund të bëhet Shqipëria.

Por vetingu tha Myftaraj është si shpata e kalorsit.

"Kalorsi shfaqet me kalë dhe lufton dragoin e keq të drejtësisë, që ka kapur drejtësinë", tha Myftaraj në analizën e tij.

Kastriot Myftaraj: Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë shqiptarët shpesh edhe në formën e pyetjes retorike është: A do të bëhet Shqipëria? Me këtë duan të thonë a do të bëhet ky vendi jonë një vend i zhvilluar si vendet e tjera europiane meqe i përket Europës.

118 vjet më parë Samir Frashëri shkroi librin "Shqipëria çka qenë, çështe dhe çdo të bëhet", por Samiu nuk na dha sesi do të bëhet Shqipëria. Që nga ajo kohë është krijaur shteti shqiptar dhe ky shtet ka kaluar më tepër se një shekull jetë dhe askush nuk di të na thotë si do të bëhet Shqipëria, pra si mund të bëhet?

Reforma në drejtësi ishte një përpjekje si mund të bëhet Shqipëria, me vettingun. Dmth do të bëhet vettingu, do të rregullojmë gjyqësorin dhe më pas gjyqësori do të ndëshkojë politikanët e korruptuar.

Kjo ishte fabula që na u tha deri tani dhe të presim, të shohim se kur do të bëhet.

100 vjet para Samir Frashërit në 1799 një piktor i famshëm spanjoll, Francisko Goja duke dashur ti nxiste bashkëatdhetarët e tij në Spanjë të vepronin kundër realitetit të mbrapsht të vendit të tyre, të një vendi ku sundonin feudalët dhe e kishin lënë popullin në errësirë. Të një vendi që nuk kishte dalë nga mesjeta në kohën kur Europa kishte hyrë në epokën e Iluminizmit, ky publikoi një seri gravurash që u quajtën "Kapriçet".

Kapriço numër 43 është e famshme dhe është një gravurë që tregon një njeri i cili është në gjumë dhe shikon ëndrra ose i duket realiteti i mbushur me përbindshma. Titulli i kësaj gravurë është: "Gjumi i arsyes prodhon monstra".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-do-te-behet-shqiperia-dhe-si-do-te-behet#.WkabEv-TMCo.facebook

Recommended