Report TV - Shisnin kokainë në Tiranë, policia prangos 5 persona

  • 6 years ago
TIRANE - Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët shpërndanin doza kokaine në kryeqytet.

Në prangat e policisë kanë rënë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Policia sqaron se arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative rezultonte se: këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar "Kokainë" me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas leviznin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".

Recommended