Ora News - Rama mbledh Kryesinë e PS: Të bëhen zgjedhjet për kryetar atje ku s'janë bërë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste mblodhi paraditen e sotme Kryesinë e kësaj partie. Burimet bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar për vendimet e Asamblesë Kombëtare dhe çështjet organizative të partisë.

Mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që të punohet për zgjedhjet në parti pasi ka kaluar afati.

"Të bëhen zgjedhjet për kryetar ku s?janë bërë ende" mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërkohë zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes theksoi riorganizimin e kësaj force politike dhe angazhimin për negociatat e Shqipërisë me BE.

Spiropali: Mbledhja e Kryesisë kishte disa funksione: organizimin e partisë, atë politik, por edhe agjendën qeveritare dhe të përparësive që qeveria e Partisë Socialiste ka për të çuar përpara në 2018-ën. Ne jemi të vendosur të ecim përpara me qeverisjen e vendit; jemi të vendosur të vazhdojmë komunikimin me qytetarët. Ne e fituam mandatin e Qershorit 2017 në një koalicion me qytetarët, morëm një mandat kuq e zi dhe jemi të vendosur që ta vazhdojmë këtë koalicion të madh.

Jemi të vendosur që në këto muaj të punojmë fort për agjendën europiane të Shqipërisë, për t?i mbërritur dhe për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë.Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bashkimin Europian; jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend.Ne, padiskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të venë interesin politik të ditës mbi interesin kombëtar.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-mbledh-kryesine-e-ps-te-behen-zgjedhjet-kryetar-atje-ku-sjane-bere

Recommended