Strategjia e zgjerimit të BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare pret nga Brukseli propozime konkrete per hapat qe vendi yne dhe i gjithë rajoni duhet te ndjeke per t?u bere vend anëtar i BE. Gjate nje takimi per koordinimin e instrumenteve financues të Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati theksoi se 2018 është nje vit vendimtar per integrimin ne Bashkimin Evropian.



?Prezantimi i Strategjisë së Zgjerimit muajin e ardhshëm, vendos në fokus politik dhe në një perspektivë konkrete politikën e zgjerimit. Ne presim nga kjo Strategji propozime konkrete për hapat e radhës në ecurinë e procesit të aderimit për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në një perspektivë afatshkurtër e afatgjatë.?



Strategjia e zgjerimit qe do te paraqitet ne shkurt e parashikon vërtet nje kalendar integrimi, ku vendet me te favorizuar janë Serbia e Mali i Zi, te cilat ne skenarin me pozitiv do te mbyllin negociatat pas 5 vitesh e do te anëtarësohen ne BE ne vitin 2025. Ndërkohe per Shqipërinë, brenda vitit 2019 strategjia thekson nevojën per te ecur përpara me zbatimin e reformës ne drejtësi.



?Shqipëria duhet të shënojë zbatim bindës të 5 prioriteteve kyçe, duke përfshirë edhe reformën aktuale në drejtësi. Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë duhet të shënojë rezultate të prekshme të reformave dhe të zgjidhë çështjen e emrit. Nëse këto kushte plotësohen, negociatat do te jene duke u zhvilluar me të dy vendet.?



Ne konkluzionet e strategjisë se zgjerimit theksohet se ky vit do te jete kyç per te përcaktuar kursin e reformave dhe kohen e anëtarësimit ne BE.



?Perspektiva e qarte e anëtarësimit nuk është e kufizuar vetëm tek vendet qe janë ne krye te procesit, por përfshin Ballkanin Perëndimor si nje te tere. Procesi mbetet i bazuar plotësisht mbi meritën.?



Strategjia pritet te prezantohet nga presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker ne 6 shkurt, e me pas do te jete komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn i cili do te zhvilloje nje tur takimesh ne te gjithë rajonin. Por përveç strategjisë se zgjerimit, Shqipëria ka dy stacione te tjera te rëndësishme ne rrugën e integrimit; ne prill vendi yne pret rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian per hapjen e negociatave dhe ne qershor vendimin e Këshillit Europian per nisjen e bisedimeve per anëtarësim.

Recommended