Ora News - Kryemadhi letër SHBA e BE: Pse duam anulimin e zgjedhjes së Arta Markut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe ambasadores së BE-së Romana Vlahutin ku nënvizon se vazhdon të mbetet kritik implementimi i Reformës në Drejtësi.

Në letrën e cila i është dërguar dhe përfaqësive diplomatike të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri, Kryemadhi shkruan: Sjella arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri).

Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtësisë do të ketë pasoja të rënda politiko-shoqerore për vendin. LSI votoi pa asnjë medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha të drejtë mosvotimit të PD-së. Roli i ndërkombëtarëve është shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime të re politike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-kryemadhi-leter-shba-e-be-nderhyni

Category

📺
TV

Recommended